Sot seanca për heqjen e imunitetit të Berishës, jashtë opozita proteston, ja momenti kur kryeministri Rama mbërrin në Kuvend

Mes tensioneve në Kuvendi, por edhe jashtë sallës, kryeministri Edi Rama ka shkuar në sallën e seancave.

Rama për t’iu shmangur çdo përplasje me protestuesit që janë stacionuar në oborrin e Kuvendit, ka zgjedhur që të kalojë nga hyrja e Akademisë së Shkencave, atje ku hyn dhe kryeparlamentarja Nikolla.