Sot samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë, i pranishëm edhe kryeministri grek! Mediat e huaja: Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të bëjë betimin

I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane. Mediat greke raportojnë se Mitsotakis do të ngrejë çështjen e kryebashkiakut Beleri i cili ndodhet në qeli për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit.