Sot pretencë për Belerin, qytetarë mblidhen para gjykatës, tentojnë të djegin flamurin e Vorio-Epirit

Ditën e sotme do të mbahet pretenca për kryebashkiakun e zgjedhur të himarës Fredi Beleri.

Mësohet se disa qytetarë janë paraqitur para gjykatës dhe kërcënojnë se do të djegin flamurin e Vorio-Epirit.

Ndërkohë në gjykatë kanë hyrë familjarët e Belerit, në pritje të nisjes së seancës.