Sot Opozita në protestë, Sali Berisha pritet të bashkohet me qytetarët (SKENARI)
- 23 December, 2024
Opozita do të zhvillojë sot në orën 17:00 protestën e radhës. Për herë të parë pas gati një viti mes protestuesve pritet të jetë dhe Sali Berisha, lideri i opozitës i cili prej 27 nëntorit 2024 rifitoi lirinë pasi GJKKO i revokoi masën e sigurisë ‘arrest shtëpi’.
Si pasojë e protestës do të bllokohen edhe disa rrugë në Tiranë. Ato janë: Rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Wilson”, tek “Pallati me shigjeta” si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ