Sot merret vendimi! A do të lirohet Ervin Salianji nga burgu?
Ervin Salianji, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka kërkuar sot lirimin me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca do të zhvillohet në orën 13:00. Ai kërkon të lirohet me arsyetimin se ka përmbushur dy të tretat e dënimit me burg.
Salianji ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, pasi u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në çështjen “Babale”. Vendimi është i formës së prerë dhe u la në fuqi edhe nga Gjykata e Lartë në mars të këtij viti.
Në vitin 2018, Salianji publikoi një audio-përgjim ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge. Por hetimet treguan se materiali ishte i montuar dhe se dëshmitarët ishin të rremë. Salianji e ka konsideruar gjithmonë çështjen si një proces të montuar politik.