Seanca maratonë në GJKKO për Erion Veliajn, gjykata tërhiqet për vendim – Kryebashkiaku akuza të forta ndaj prokurorit: Fabrikime nga një individ pervers
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, dhe të pandehurit e tjerë të dosjes ka zgjatur për orë të tëra në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Trupa gjykuese u tërhoq për të dhënë vendimin për masën e sigurisë.
Rivlerësimi i masave të sigurisë ka nisur sot në orën 08:30 për 8 të pandehurit, përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe biznesmenin Elman Albule, të cilët akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash. Mes të pandehurve janë edhe pesë biznesmenë të tjerë që dyshohen si bashkëpunëtorë në këtë çështje.
Ndërkohë, bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, është lënë në masë sigurie “arrest shtëpie”. Nën hetim ndodhet edhe deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, e cila akuzohet për një vepër penale të veçantë nga të tjerët.