Sot maratona e Tiranës, agjenda dhe rrugët që do të bllokohen

Kjo fundjavë do të rikthejë në kryeqytet maratonën e përvitshme e cila prej 8 vitesh është kthyer në një traditë në Tiranë. Me rastin e këtij aktiviteti që do të shtrihet në rrugët kryesore të qytetit, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë hartuar një plan masash për devijimin e qarkullimit të automjeteve. Maratona e Tiranës do të nisë në orën 09:00 të paradites dhe do të zgjasë deri në orën 16:00. Ndalimi i qarkullimit të automjeteve do të bëhet deri në 11:00 nga sheshi “Nënë Tereza” deri në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Ndërkohë është hartuar edhe një plan që parashikon devijimin e lëvizjes së automjeteve dhe linjave të transportit urban që operojnë brenda kryeqytetit deri në orën 16:00.

Plani i plotë i masave të hartuara nga Bashkia e Tiranës

1.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 19 Tetor 2024, nga ora 09:00 deri në orën 11:00, për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona Fun Run” të organizuar nga Bashkia Tiranë, me start tek sheshi “Nënë Tereza” dhe finish në fundin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në krah me instalacionin “Reja”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së  Shtetit

1.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”, rrugën ‘lbrahim Rugova”, rrugën “Abdyl Frashëri” dhe rrugën “Papa Gjon Pali II

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “lbrahim Rugova”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës, “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës ” Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”, drejtim i detyruar djathtas.

Në kryqëzimin e rrugës “Ismail Qemali” me rrugën “Papa Gjon Pali II”, drejtime të  detyruara në  funksion të pezullimit qarkullimit në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

1.1. Itinerari i lëzjes së mjeteve të linjës urbane do të pezullohet gjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe sheshit “Nënë Tereza”, sikurse ne të gjitha segmentet rrugore që kryqëzohen me itinerarin e sipërcituar, si më  poshtë:

Linja Nr. I/A “Selitë- Kristal Qendër -Stacioni i Trenit- Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit 2-Kristal -Qendër -Stacioni i Trenit -Allias” devijon te sheshi “Willson”  për të vazhduar në kthim në rrugët “Sami Frashëri”  “Myslym Shyri” ‘Ibrahim Rugova” bulevardi “Gjergi Fishta”, kurse pjesa tjetër e itinerarit te kryqëzimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Linja Nr. “Teg-Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik -ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Ëillson”.

Linja Nr, 3 “Kashar -Yzberisht -Qendër” devijon te rruga e Kavajës në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe tek kafe “Flora”,- rruga “Mine Peza” – rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. “Qendër -QTU -Megatek City Park” devijon nga sheshi “Karl Topia”-“Zogu  I, rruga “Fortuzi” rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 5/B “Institut-Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia” bulevardi ‘Zogu I” -rruga “Fortuzi”- rruga e “Durrësit”.

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit -Qendër Sauk i Ri-Sauk i Vjetër/ Sanatorium/ Teg” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” – “Ismail Qemali”- bulevardi “Bajram Curri” -rruga e “Elbasanit”.

Linja Nr. 9 “Qyteti Studenti – rruga “Jordan Misja” devijon në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”- rrugën Ismail Qemali”- rrugën “Papa Gjon Pali II”- bulevardi “Bajram Curri” -rruga e “Elbasanit” dhe pjesa tjetër e itinerarit bulevardi “Zogu I”- rruga “Fortuzi”- rruga “Mine Peza”.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër- Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe pjesa tjetër te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën ‘Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë).

Linja 10/B “Qendër- Mihal Grameno-Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re -Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër “Zogu I” “Fortuzi”-“Mine Peza”.

Linja 12/B “5 Maji –Sharrë” devijon në kthim te rruga e “Kavajës”& bulevardi “Zogu I”- rruga “Fortuzi” -rruga “Mine Peza”- rruga “5 Maji”.

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” sipas sensit orar të devijohet në rrugën kryqëzimin me rrugën “Myslym Shyri” drejt “Librit Universitar” në kthim te sheshi “Wilison”.

Linja Nr. 14 “Unaza” të devijojë te ura e rrugës së “Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”.

Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova” (Banka e Shqipërisë) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me “Unazën e Vogël” të vazhdojë drejt (mbrapa TOB).

 

2.Kufizimin e qarkullimit të automjeteve në datën 20 Tetor 2024 nga ora 08:00 deri në orën 16:00 për mbarëvajtjen e aktivitetit sportiv “Maratona e Tiran6 2024” të organizuar nga Bashkia Tiranë, në akset e mëposhtme:

Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi” rruga “Papa Gjon Pal II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri” me kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit”, rruga “George W Bush”, rruga “Abdi Toptani”,  bulevardin “Zogu I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, rruga e “Durrësit”, rruga e “Kavajës”, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark”, nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë, deri te Ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.

 

2.1. Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet sipas planit të lëvizjes bashkëngjitur kësaj urdhërese si më poshtë:

-Në Unazën e Mesme përveç segmentit Ura e Gjykatës Rrethit Tiranë deri tek rruga e “Elbasanit”, rruga “Luigj Gurakuqi”, rruga e “Dibrës”, rruga e “Barrikadave”, rruga “Mine Peza”, rruga e “Kavajës” nga “Ura Teknologjike” deri te rruga “21 Dhjetori”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Vaso Pasha” deri te rruga “Sami Frashëri”, rruga “Abdyl Frashëri” nga kryqëzimi me sheshin “Wilison” deri te rruga “Vaso Pasha”.

Në kryqëzimin e rrugës së “Elbasanit” dhe bulevardin “Zhan D’Ark” me drejtime të detyruara përkatësisht djathtas dhe majtas. Në kryqëzimin e rrugës së “Barrikadave” me rrugën e “Dibrës”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e “Unazës së Vogël” me dalje në bulevardin “Zogu I.

 

Në kryqëzimin e bulevardit ‘‘Zogu I” me rrugën “Fortuzi”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit.

Në rrugën “Mine Peza”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Durrësit”.

Në kryqëzimin “21 Dhjetori”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës së “Kavajës”.

Në rrugën “Myslym Shyri” me rrugën “Sami Frasheri”, drejtim i detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Myslym Shyri” në dalje me unazën.

Në kryqëzimin “Vasil Shanto”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e bulevardit “Bajram Curri”.

Në kryqëzimin e rrugës “Pjetër Bogdani” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit te qarkullimit në segmentin e rrugës ‘Pjetrë Bogdani” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Abdyl Frashëri” me rrugën “Vaso Pasha”, drejtime të detyruara në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës “Vaso Pasha” me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në kryqëzimin e rrugës “Adem Jashari”, drejtim të detyruar në funksion të pezullimit të qarkullimit në segmentin e rrugës me dalje në rrugën “Ibrahim Rugova”. 

 

2.2. Itinerari i lëvizjes së mjeteve linjave urbane do të devijohet si më poshtë: 

 

Linja Nr. 1/A “Selitë- Kristal -Qendër- Stacioni i Trenit -Allias” dhe 1/B “Kodra e Diellit- Kristal –Qendër- Stacioni i Trenit- Allias” pezullohet i përkohësisht.

Linja Nr. 2 “Teg -Sauk i Vjetër- Kopshti Zoologjik- Ish Stacioni i Trenit” devijon te sheshi “Willson”.

Linja Nr. 3 “Kashar –Yzberisht- Qendër” devijon te “21 Dhjetori” dhe tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr.4 “Qendër- QTU- Megatek -City Park” devijon tek sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 5/A Ish Kombinati i Autotraktorëve — Qendër” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”.

Linja Nr. 5/B “Institut- Qendër” devijon nga sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 6 “Laprakë” devijon nga “Zogu I” .

Linja Nr. 8 “Ish Stacioni i Trenit-Qendër- Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër- Sanatorium-Teg” devijon te rruga e “Elbasanit”-rrethrrotullimi “Qyteti Studenti”.

Linja Nr. 9″Qyteti Studenti -Jordan Misja” pezullohet përkohësisht.

Linja Nr. 10/A “Materniteti i Ri- Qendër -Ish Fusha e Aviacionit” devijon te ura e rrugës së “Elbasanit”. 

Linja Nr. 12/A “Uzina Dinamo e Re- Sharrë” devijon te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e më tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht. 

Linja 12/B “5 Maji-Sharrë” devijon nga “Zogu I” te “21 Dhjetori” me drejtim urën “Vasil Shanto” e me tej pallatet me shigjeta, pjesa tjetër pezullohet përkohësisht.

 

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” devijon te sheshi “Willson” dhe pjesa tjetër te sheshi “Karl Topia”.

Linja Nr. 15 “Kombinat-Kinostudio”  të devijojë te rruga e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Muhamet Gjollesha” (21 dhjetori) dhe pjesa tjetër në kryqëzimin me Unazën e Vogël të vazhdojë drejt (prapa TOB).

Linja Nr. 16 “Linja e Gjelbërt” pezullohet përkohësisht.

 

2.3.Ndalohet qarkullimi i automjeteve për transport të përzier, teknologjike dhe transport pasagjeresh (përveç mjeteve të transportit urban qytetas) në brendësi të unazës së madhe në datë 20 Tetor 2024, nga ora 08.00 -16.00.

 

3.Për zbatimin e kësaj urdhërese, ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme Investimeve të Punëve Publike, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Agjencia “Tirana Parking” Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit.

Kryeqyteti do shndërrohet në një kartolinë të bukur këtë fundjavë, mirëpresim 4000 vrapues nga e gjithë bota

Gjatë inspektimit të punimeve për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr.6,  Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri dhe një apel të fundit për qytetarët që t’i bashkohen Maratonës së Tiranës që zhvillohet më 20 tetor.

Kryeqyteti gjithashtu përgatitet këtë fundjavë për Maratonën e Tiranës, kështu që ftesa për të gjithë qytetarët nëse janë tipa të vrapit dhe të sportit, të dalin dhe të na bashkohen, të tjerët nëse duhet të dalin për fundjavë të dalin para orës 7:30-8:00 kur ne fillojmë mbylljen totale për maratonën. Kështu sigurohemi që 4,000 të huaj që vijnë në Tiranë, 4,000 mijë vrapues, atletë dhe familjet e tyre të kenë një kohë të jashtëzakonshme në Tiranë, të kalojnë mirë. Tirana të jetë vërtetë një kartolinë e bukur dhe e pastër e imazhit të ri të Shqipërisë”, tha ai.

Mandej Veliaj shtoi se po punohet për vendosjen e sinjalistikave për mbarëvajtjen e Maratonës së Tiranës.

Një pjesë e maratonës do të jetë brenda në qytet, kështu që rrugët kryesore tashmë po mbushen me sinjalistikë dhe po pastrohen nga parkimi i makinave, ndërkohë që pjesa tjetër e maratonës do të jenë te Liqeni i Tiranës, një mundësi për të parë pak parqet dhe për t’u siguruar që të dy pjesët, ajo urbane dhe ajo e gjelbër e Tiranës, përshkohet nga itinerari i maratonës”, nënvizoi Veliaj.