Sot Kuvend, Rithemelimi vijon me skenarin e bllokimit të seancës! Bardhi e Noka të përjashtuar

TIRANË– Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në rendin e ditës janë një sërë çështjesh për t’u diskutuar, por seanca pritet të vijojë sërish mes tensioneve, pasi grupi Bardhi-Berisha ka paralajmëruar sërish kaos.

Sinjalet i dha dje Bardhi, i cili pas mbledhjes me grupin e deputetëve tha se nuk do lejojnë normalitet deri sa të plotësohen kushtet e tyre.

Por, dy protagonistët që udhëheqin kaosin, Gazment Bardhi e Flamur Noka që janë të përjashtuar me 10 ditë.