Sot Kuvend, 6 deputetë të opozitës të përjashtuar! Rithemelimi i Berishës paralajmëron sërish kaos
- 2 November, 2023
Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme, ndërsa në rendin e ditës janë parashikuar një sërë çështjesh, mes tyre edhe një interpelancë e kërkuar nga deputeti Nasip Naço me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi.
Edhe këtë seancë, 6 deputetë të Rithemelimit janë të përjashtuar pas situatës kaotike që krijuan në parlament javën e kaluar. Bëhet fjalë për Gazmend Bardhin, Bledion Nallbatin, Flamur Nokën, Edi Palokën dhe Albana Vokshin që janë përjashtuar me 10 ditë, ndërsa Saimir Korreshi me 3 ditë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ