Sot Fitër Bajrami/ Mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin në sheshin ‘Skënderbej’
- 10 April, 2024
Sot besimtarët myslimanë festojnë festën e Fiter Bajramit që shënon fundin e muajit të Ramazanit. Mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur mëngjesin e sotëm (10 Prill 2024 ) sheshin “Skënderbej” ku po organizohet ceremonia e faljes së Namazit të Fitër Bajramit.
Ceremonia nisi rreth orës 06:22, ndërsa Namazi u fal në orën 06:58. Ajo nis me leximin e kuranit, vazhdon me një ligjeratë, faljen e namazit dhe Hytbe.
Replikë uron të gjithë besimtarët Gëzuar Fitër Bajramin!
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ