Sot Dita Ndërkombëtare e Arsimit, Rama: 2024 do shpallet si ‘Viti i Gjuhës Shqipe’

Dita e sotme njihet edhe si Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

Në këtë ditë, kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se qeveria do të shpallë vitin 2024 si “Vitin e Gjuhës Shqipe”.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, shpallim vitin 2024, Vitin e Gjuhës Shqipe”, ka shkruar Rama.Kujtojmë se raporti i PISA i këtij viti tregoi një rënie të ndjeshme të cilësisë së arsimit në vendin tonë.

Shkak për këtë rënie të cilësisë së arsimit, është edhe pandemia Covid-19, gjatë së cilës, shumë prej orëve mësimore u mbajtën online.

Menjëherë pas raportit të PISA pati shumë reagime si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita. Qeveria paralajmëroi një plan kombëtar për arsimin, ndërsa opozita hodhi akuza lidhur me përkushtimin e qeverisë për shkollimin e të rinjve.