Sot betimi i Donald Trump, emigrantët ilegalë në SHBA përgatiten për skenarin më të keq

Emigrantët ilegalë në Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për dëbime masive, pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Raportet se fokusi i tij i parë mund të jetë në zonën e Çikagos kanë shkaktuar shqetësim të madh në qytet dhe zonat përreth.

Disa emigrantë kanë ndërmarrë hapa për të siguruar kujdesin e fëmijëve në rast deportimi dhe kanë instaluar kamera sigurie në dyert e tyre, në pritje të mundshëm të ardhjes së agjentëve të emigracionit. Të tjerë kanë vendosur të largohen vullnetarisht. Administrata e Biden ka ndërprerë praktikën e arrestimeve masive në vendin e punës, një politikë që ishte e zakonshme gjatë administratës Trump.