Sot afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të 14 majit në KQZ, Celibashi pret lëvizjen e Alibeajt

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka caktuar datën 6 mars për dorëzimin e dokumentacionit për rregjistrimin e partive politike në zgjedhje.

Problemi më i madh nga të gjitha kampet politike është ai i opozitës dhe konkretisht Partisë Demokratike e cila ka për shkak të vendimit të Gjykatës së Apelit në datë 3 mars duket se e ka ndërlikuar jo pak situatën.

Grupimi i Sali Berishës ka dorëzuar mbrëmë dokumentacionin në KQZ, ndërsa sot pritet që edhe grupi i Alibeajt të dorëzojë listën e tij të dokumentacionit.

KQZ nuk dihet akoma se cilën PD do të rregjistrojë në zgjedhjet vendore të 14 majit apo mënyrën se si?