Soreca takohet me Presidentin Begaj: Shqipëria, aktor konstruktiv rajonal
Ambasadori Luigi Soreca, i ngarkuari me punë i Bashkimit Europian në Shqipëri, u takua ditën e sotme me Presidentin Bajram Begaj. Njoftimin e dha BE në Shqipëri përmes një njoftimi ku thuhet se në fokus të diskutimit ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ambasadori Luigi Soreca, i Ngarkuari me Punë, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipëris në BE.
Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.
Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në reagim.