Sonte Hëna e plotë, ja si do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale

Pak ditë më parë, në 21 mars ndodhi ekuinoksi i pranverës, i cili solli shumë tension dhe lëvizje në aspektin emocional.

Astrologët thonë se efektet e ndryshimeve planetare reflektohen në dhimbje koke, probleme me shikimin, tension në trup dhe probleme me gjumin.Kjo Hënë e plotë do të të ndihmojë t’i japësh fund disa raporteve, apo të shohësh qartë të tjera. Nga shoqëritë deri te dashuria, kjo fazë do të ndihmojë të ndryshosh për mos u kthyer më pas.

25 marsi do sjellë inat dhe nerva për disa, por çlirim dhe rehati për të tjerë. Hëna e plotë është në Peshore, ndërkohë Dielli është në Dash.