SONDAZHI / Lista e hapur e PD, Mhill Gecaj kryeson në Tiranë me 35% të votave, e ndjek Alimehmeti dhe Çupi
Nëse zgjedhjet do të mbaheshin nesër në Shqipëri, shqiptarët do të votonin më shumë nga kandidatët në listat e hapura të Partisë Demokratike për Tiranën, deputetin Mhill Gecaj. Në sondazhin e publikuar tek ZËRI nga 582 vota, 35% pranuan se do të votonin për Gecajn, në krahasim me emrat e tjerë që shpresojnë për të marrë mandatin e deputetit.
I dyti pas Gecajt listohet deputeti Ilir Alimehmeti, i cili ka marrë 15% të votave. Vendi i tretë i takon deputetes Dhurata Çupi me 9%, i cila ndiqet nga deputetja Jorida Tabaku me 7%. Në listën e hapur për kandidat për deputet në Tiranë ka edhe nga ata, të cilët nuk kanë marrë asnjë votë nga qytetarët.
Të dhënat e sondazhit:
Mhill Gecaj 35%
Ilir Alimehmeti 15%
Dhurata Çupi 9%
Jorida Tabaku 7%
Arjan Hoxha 4%
Myslym Murrizi 3%
Altin Goxhaj 3%
Ilir Meta 2%