Solli në jetë fëmijë me 14-vjeçaren, Gjykata e Korçës lë në burg të riun

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 21-vjeçarin Dritson Kurti, i cili është babai i foshnjës që lindi 14-vjeçarja e komunitetit rom.

Çifti prej më shumë se një viti bashkëjetonin së bashku, teksa e mitura lindi edhe një fëmijë disa ditë më parë. 21-vjeçari u arrestua teksa ndodhej në maternitet nën akuzën “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Ndërsa e mitura ka deshmuar se ajo jetonte me të me dëshirën e saj dhe pëlqimin e prindërve. Në mes të lotëve ajo kërkoi që babai i fëmijës të lirohej.