Ka përfunduar numërimi në Bashkinë e Shkodrës.
Mësohet se ka fituar bindshëm kandidati socialist, Benet Beci. Ai ka lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.
Kandidati i PS, Benet Beci u shpreh para mediave se procesi ka ecur pa probleme.
“Faleminderit për besimin. është ditë e rëndësishme për Shkodrën. Do fillojmë menjëherë punën në Shkodër, ato që kemi thënë do fillojmë t’i zbatojmë shumë shpejt. Faleminderit të gjithëve, vazhdoni punën dhe mbylleni procesin ashtu siç e keni nisur”- tha ai
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ