“Snajperin e kam gjet në Kosovë, pagujtëm 50 mijë euro! Kam gjet nji që e mbaron kët punë për 2 sekonda”/ Si e rekrutuan Çelajt, Prekë Kodrën për të vrarë Ardjan Çopjan: “Është marins…”

21 masa sigurie u lëshuan nga prokuroria e Posaçme, ku u godit grupi u Suel alias Marjus Çela në Elbasan.

Nga përgjimet SKY ECC dhe EncroChat janë zbardhur një sërë vrasjesh të mbetura në tentativë që ky grup kishte porositur, linjat e trafikimit të ngarkesave të drogës nga vendet e Amerikës Latine drejt vendeve të BE, ndërhyrjet që bënin në sistemin e drejtësisë,

Informacionet që merrnin nga policia apo edhe se si ndikonin në fushën e medias për të tjerërsuar të vërtetat mbi kundërshtarët e tyre. Një ndër vrasjet e mbetura në tentativë të zbardhura është edhe ajo e Ardjan Çapjas.

Çapja u gjuajt me snajper në oborrin e banesës së tij në Elbasan në vitin 2020.

Marjus alias Suel Çela komunikon me Klaus Matishtin të cilit i thotë se ka organizuar vrasjen e Ardjan Çapjas. Çela tregon se snajperin e ka blerë në Kosovë dhe ka paguar 50 mijë euro.

E nga ana tjetër tregon se ka gjetur një person për ta vrarë. Madje flet se ai është një nga qitësit më të mirë me snajper.

Pjesë nga biseda e zbardhur: 

“Më date 05.02.2020, Marjus Lulaj komunikon me Klaus Matishin, ku lindin dyshime se Marjus Lulaj este organizuar dhe ka planifikuar vrasjen e shtetasit Ardjan Çapja dhe per këte ndermarrje ai shprehet se mund ta kryej brenda muajit shkurt 2020. Personi i cili e ka marre persiper vrasjen e Ardjan Çapjan dyshohet se ka realizuar dhe nje vrasje tjeter, per te cilen Marjus Lulaj i kërkon bashkebiseduesit te tij te mos e diskutoje as me vëllane e tij, shtetasin “Mario Çela” te cilit i referohet me nofkën “dupi”. Marjus Lulaj shpjegon se vrasja e Ardjan Copja ështe me e vështire per ekzekutorin krahasuar me vrasjen e meparshme te kryer prej tij,pasi per vrasjen e Ardjan Çapja, vrasesi i kontraktuar po e realizonte vete 90% te punes planifikuese. Më tej Marjus Lulaj shpjegon se vrasësi i kontraktuar ishte nje gjuajtes shume i mire, i cili kishte arritur te realizonte qitje te sakte nè nje distance prej 1 mije metrash dhe e pershkruan ate si marins.

Sipas Marjus Lulaj, vrasësi pretendon se vrasjen mund ta realizoje ne nje hark kohor prej 2 sekondash. Ai shpjegon se në bashkëpunim me vrasesin kishin siguruar armën e zjarrit te tipit snajper te cilën e kishte gjetur vrasesi, dhe ishte blere ne Kosovë ku Marjus Lulaj ka paguar shumën prej 50 mije eurosh.

Nga konteksti i bisedes dyshohet se pozicioni nga do te realizohet vrasja eshte nje vend i mbuluar me ferra, prej nga ku do te kete fushepamje te qarte. Marjus Lulaj ka dërguar mesazhet

“…ka munsi kte muj e bajm arin… vetem amanet mo fol me asnji…e kam ba gati vetem ok duhet te jap…po ai e bani, ai i joni, mo ja thuj as dupit se mpyti i thash jo sesht ai..me pati than…me tha me jep 75 tia jap se i kam mar kapar…ja dhash se thash mthot kot…me tha para…na rri pronto ne…me pyt mu per giitha..esht mieshter ded pid* nane…ai vazhdon jeten normale si perdit…nuk ka pas asnji shqecim…ajo qe bani atje ishte arr…ktu po rriskon..se po i ban vet 90% te punes….ti sme beson mu kur them esht marins…2 sec du mthot e ke ntok….I mi metra ka arrit tani…kishe giet i 21 shnaiper kosov 50 mi e blevem…ma i miri mundshem…jan ba ca ndryshime aly na do giuj…ka ba ferrat gati ai…esht afru akoma dhe pak…se spo del me ne der kur*a del anash…”.

Nje bisede te tille duke treguar per qitesin me snajper, Marjus Lulaj e ka bere edhe ne. datën 17.01.2020 me perdoruesin e paidentifikuar ***8B0.

Vijon…