SMS të rreme me emrin e Postës Shqiptare, synohet vjedhje e të dhënave bankare

Një skemë mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS, e cila synon vjedhjen e të dhënave bankare të përdoruesve. Mesazhi paraqitet si i ardhur nga Posta Shqiptare dhe njofton për një gjoja paketë të porositur që duhet të paguajë detyrime doganore në shumën 49.99 lekë.

Në momentin që përdoruesi klikon mbi linkun e dërguar në mesazh, hapet një faqe interneti që ngjan me atë të Postës Shqiptare. Faqja i kërkon përdoruesit të fusë të dhënat e kartës bankare, duke përfshirë numrin e kartës, datën e skadimit dhe CVV-në.

“Posta Shqiptare: Paketa juaj AL92001827441 i nënshtrohet detyrimeve doganore (49.99 ALL), të cilat duhet t’i paguani nëpërmjet: posta-pakete.com.”

Ndërsa në linkun e dërguar, hapet një faqe ku kërkohet të plotësohen të dhënat bankare me një ndërfaqe të dyshimtë. / JOQ