“S’më nxori Gjesti, por dikush…”/ G Bani pas përjashtimit: Kur një burrë preket në hundë, është si të të shajnë nga nëna

Ish-banori i Big Brother Vip, G Bani, ka folur pas përjashtimit të tij nga shtëpia pas incidentit me Gjestin. Në studion e spektaklit, ai sqaroi se veprimi i tij nuk kishte të bënte me Gjestin, por ishte rezultat i emocioneve të forta dhe mërzitjes me një person tjetër brenda shtëpisë.

“Nuk u peshkova nga Gjesti, ishte një dobësi e imja për shkak të emocioneve që kisha akumuluar. Nuk isha i mërzitur me të, por me dikë tjetër,” tha G Bani.

Ai tregoi se situata u përshkallëzua kur Gjesti filloi ta provokojë.

“Gjesti më këndonte ‘qorri i Lazit’ për të më intimiduar për syrin tim. Aty më goditi me një top rrobash, hodhi kikirikë dhe më tha: ‘Do të prek.’ Kur më preku në hundë, reagova. Nga anët tona, kur të prekin në hundë, është si të të shajnë nga nëna,” tha ai.

G Bani e pranoi se përgjigjja e tij ishte e gabuar dhe kërkoi falje, por jo ndaj Gjestit.

“Nuk kërkoj falje nga Gjesti, por nga produksioni, opinionistët dhe të gjithë ata që janë mërzitur për këtë situatë,” shtoi ai.

Ndërsa refuzoi të zbulojë emrin e personit që e kishte mërzitur, G Bani përfundoi: Sonte do të tregoj pak frikë dhe nuk do ta them emrin e tij, por ishte ai person që më çoi në atë pikë.