‘S’më ka zgjatur as lidhja me ish-burrin’/ Adriana Matoshi flet për lidhjen e fundit

Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi ka folur së fundmi mbi lidhjen e bujshme që kishte me futbollistin afrikan 19 vite më të ri, Keith Groeneveld. Romanca midis tyre zgjati rreth 3 vite ndërsa Matoshi tregoi se ajo e dinte që kjo marrëdhënie nuk do të ishte e përjetshme.

Ajo tregon se dashuria mes tyre ka qenë shumë e madhe por si çdo gjë e bukur, dhe kjo do të kishte një fund.

“Zgjati 3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka për të zgjatur tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se ka për të zgjatur tërë jetën, nuk ka zgjatur.

Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka fol. Kam dashur të bashkoj botën, por s’më lanë.

Kur e ke besimin e plotë tek Zoti, çdo gjë e merr më thjeshtë edhe më lehtë. Kam pasur gjithmonë besim tek ai. Dhe besoj se çdo gjë që është e shkruar në jetë për ty ti do e provosh dhe do e kalosh. Forca ime e vetme është zoti, për asnjë moment unë nuk jam frikësuar dhe jam pajtuar me çdo gjë që ai ka shkruar për mua”.