Kryeministri Edi Rama publikoi sot Episodin e 19-të të Sezonit të 3-të, të podkastit “Flasim”, të titulluar “Smart Generation”.
Rama zhvilloi një bisedë me Kevin Sekniqi, i renditur nga revista “Forbes” si një prej nën 30 vjeçarëve që janë në majën e suksesit në botën financiare.
Sekniqi u shpreh se as ai nuk e kishte pritur këtë renditje në revistën “Forbes”.
“Më bënë një intervistë, iu përgjigja disa pyetjeve, më vonë mora vesh që ishte lista se as unë nuk dija gjë. Por është listë interesante, por është thjesht fillimi i kësaj historie”, tha ai.
“Ishtë për punën e biznesit që kam bërë tek Ava Labs, influenca që kam pasur tek fusha e kriptomonedhave, sidomos tek zhvillimi i teknologjisë që kemi bërë tek kompania jonë tek Ava labs, që është block-chain-i i Avalanch-it.
Është një prej bolck-chain-ve më të përdorura”, tha Sekniqi.
“Historia fillon para 30 viteve në 93-in kam lindur në Malin e Zi, por prindërit nga Shkodra.
Babin me origjinë malazeze, nënë shkodrane 100%.
Jam rritur këtu në fëmijëri, kam bërë disa vite në Itali, por shumicën e viteve i kam bërë në Shqipëri deri sa kam qenë 14 vjeç.
Gjithmonë kam pasur dëshirë të bëj një biznes një start-up.
kam pas ëndrrën e Bill Gates, ka qenë idhulli im që i vogël dhe rastësisht na erdhi të shkojmë në Amerikë kur isha 14 vjeç për një dasëm. pashe Nju Jorkun dhe tha po jetoj këtu”, tregoi Sekniqi.
“Më pas ndejta në Nju Jork 10 vite pak më shumë bëra gjimnazin, Universitetin, doktoraturën dhe aty më vonë u takova me bashkëpunëtorin tim dhe vazhduam të bëjmë projektin e teknologjisë që kemi tek kompania”.
Për marrëdhëniet me Shqipërinë ai tha se i ka fantastike.
“Tirana është një qytet që është zhvilluar jashtëzakonisht shumë. Nuk ma ka marrë mendja.
Normalisht ëhstë qyteti që është zhvilluar më shumë. ka kohë që nuk kam shkuar në jug.
Në Shkodër kam shkuar dhe Shkodra duhet të eci s’e nuk ka ecur aq shumë sa duhet”, tha Sekniqi.