SKY ECC e nxjerr zbuluar, ish-deputeti Jurgis Çyrbja ndihmoi Altin Hajrin t’i zhdukej drejtësisë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë rreth përfshirjes në aktivitete kriminale të Jurgis Çyrbja.

Ish-deputeti i arrestuar ditën e djeshme me urdhër të SPAK akuzohet edhe për “përkrahje e autorit të krimit”.

Pas zbërthimit të bisedave në SKYECC dyshohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajrin, kur ky i fundit u shpall në kërkim për rrëmbimin e zhdukjen e Jan Prengës, vepër të cilën është ende në arrati.

Një akuzë që rëndon jo pak për Çyrbja, teksa vepra të tjera penale që po akuzohet janë “tregëtim I sekretit shtetëror” dhe “korrupsion aktiv zgjedhor”.

Ky i fundit po ashtu është i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 17 janar 2020. Hajri është i përfshirë dhe në veprën penale “korrupsion në zgjedhje”.