Skenë horror në Nju Jork! Sulm me hanxhar ndaj fëmijëve, 1 i vdekur dhe 6 të plagosur rëndë
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin e Nju Jorkut, ku një burrë ende i paidentifikuar sulmoi me hanxhar disa fëmijë që ishin mbledhur në një zonë publike. Sulmi brutal ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e rëndë të gjashtë të tjerëve, përfshirë edhe fëmijë.
Policia konfirmoi se mes të plagosurve janë një burrë, një grua dhe dy fëmijë, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Fotografi tronditëse nga vendngjarja tregojnë një grua të mbuluar me gjak, ndërsa transportohej me urgjencë në spital.
Autoritetet ndërhynë me shpejtësi dhe neutralizuan autorin e sulmit, i cili u qëllua nga forcat e policisë dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Motivet e këtij akti makabër mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë duke vazhduar intensivisht.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer frikën për sigurinë e fëmijëve në hapësirat publike në qytetet e mëdha.