Skënderbeu ndal Partizanin, nuk i largohet fundit të Superligës

Skënderbeu ka mundur të “shpëtojë” në fundndeshje, duke çuar në baraspeshë me rezultatin 1-1 përballë Partizanit të vendit të tretë

Kanë qenë kryeqytetasit ata që kanë dominuar pjesën e parë, ku në minutën e 43 ishte Bintsokua që kaloi Partizanin në avantazh.

Në pjesën e dytë korçarët kanë kerkuar të shkojnë përpara, duke rrezikuar portën me Charles dhe Rashica por pa prekur rrjetën

Do të ishte shkodrani Nikaj që në minutën e 92 do të barazonte dhe jepte një pikë të vlefshme korçarëve.

Gjithsesi, Skënderbeu vijon ende të jetë në fund të renditjes së kategorisë superiore me vetëm 16 pikë e plot 11 ndeshje pa fituar