“Luftën” e fundit nuk arriti ta fitojë, për ta kthyer në tragjedi! Skënderbeu bie një kategori më poshtë, pas humbjes vendimtare 2-1 me Bylisin.
Pavarësisht se luante në stadiumin e saj, korçarët nuk arritën të merrnin pikë, duke u rikthyer pas vetëm dy viteve në Kategorinë e Parë.
Një rënie e kombinuar dhe me fitoren e Tiranës, 2-0 ndaj Dinamos, me bardheblutë që duhet të luajnë finalen me fituesin e Besa-Pogradeci. Në Kategorinë e Parë bie dhe Laçi, ndërsa në zonën final-four u kualifikua Partizani pas fitores 2-0 ndaj rivalit direkt, Elbasanit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ