“S’kemi pasur debate, nuk e kam çuar në vetëvrasje”, burri mohon akuzat: Gruaja kishte shqetësime për TikTok-un

Teksa në gjykatën e Durrësit, po mbahet seanca për dhënien e masës së sigurisë për Xhemal Lokën, i cili akuzohet për çuarjen drejt vetëvrasjes së gruas së tij, Bedrie Loku.

Ndërsa prokuroria ka kërkuar ‘arrest me burg’ për të, babai i 4 fëmijëve ka mohuar akuzat, ndërsa theksoi se ai nuk ka pasur konflikte me gruan.

“Nuk kemi patur debate me gruan. Nuk e kam çuar në vetëvrasje. Gruaja ka pasur shqetësim adresën e TikTok-ut”, mësohet të jetë shprehur ai.