Skema me ilaçet italiane/ Çausholli i “CFO Pharma”: Më sulmon konkurrenti, do ekskluzivitetin e medikamentit!

Ilaçet për pacientët që vuajnë nga problemet e rënda të frymëmarrjes kanë nisur një “betejë” mes kompanive farmaceutike në tregun shqiptar. Sot, Nadir Çausholli, pronari i “CFO Pharma” ka thënë versionin e tij lidhur me artikullin e publikuar për dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici që gjenden me shumicë në tregun tonë.

Në një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, Çausholli shkruan se nga shkrimi nuk ka asgjë të vërtetë por është e gjitha një sulm ndaj kompanisë së tij, për shkak se do të marrë ekskluzivitetin e mallrave Foster dhe Trimbow. Madje ka edhe një emër për “sulmin”. Sipas tij, po sulmohet nga Ilir Shehu (Pasholli), pronari i kompanive Medicamenta dhe Mega Store.

“Ai është personazhi kryesor i trafikut të barnave kontrabandë. E gjitha kjo skemë kontrollohet duke i bërë kryqëzimet e deklaratave doganore në Itali dhe Shqipëri. Besoj se do gjenden shumë problematika të shume llojeve. Me çfarë më thanë farmacitë, një ish-punonjës e ka denoncuar për këtë pjesë dhe të shohim. Sipas një televizioni kombëtar ai është gjetur duke prodhuar “Takipirinën suppost” në Shqipëri të falsifikuar. Ky është sponsorizuesi i disa mediave online për sulmin sot ndaj meje. Arsyeja reale pse më sulmon është sepse kompania e tij italiane do t’ja heqë atij dhe do të na e japë ne,”-shkruan ndër të tjera Çausholli.

POSTIMI I PLOTË: 

1-Ilir Shehu (Pasholi) per te cilin thone qe ka ndryshuar mbiemrin duke marre ate te nenes sepse mbiemrin real te vetin e ka Pasholli pra quhej Ilir Pasholli. Po prap sipas farmacive ky eshte denuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe erdhi ne Shqiperi dhe per te humbur gjurme ndryshoi mbiemrin ne ate ne nenes se vet. Sipas kesaj llogjike pse nuk e kap ligji antimafia sepse eshte i denuar per trafik nderkombetar droge dhe ka ndertuar dy godina me leket e droges. A duhet ti behet hetim pasuror? A duhet ti behet sekuestro sipas ligjit antimafia? Ku i gjeti leket per te ndertuar dy godina kur ky ka qene motoristi i Vini Pharmes?? Me kete llogjike ka dhe denimin me burg per te kryer sepse ju zhduk drejtesise italiane duke ndryshuar mbiemrin. Ambasada e Italise mund ta gjej me mbiemrin e ri.

2-Ai eshte personazhi kryesor i trafikut te barnave kontrabande dhe po prap sipas farmacive ka 100 denoncime per te por institucionet nuk veprojne? E gjitha kjo skeme konttollohet duke i bere kryqezimet e deklaratave doganore ne Itali dhe Shqiperi. Besoj se do gjenden shume problematika te shume llojeve. Me cfare me thane farmacite nje ish punonjes e ka denoncu per kete pjese dhe te shofim.

3-Sipas nje televizioni kombetar ai eshte gjendur duke prodhuar Takipirinen suppost ne Shqiperi te fallsifikuar. Televizioni ka gati emisionin per te dhe sbesoj se mund ta paguaje per te mos ta nxjerre. Nuk do doja ti besoja keto informacione qe me japin farmacite por institucionet mund ti verifikojne dhe te na thone per saktesine e tyre. Pra ky eshte sponsorizuesi i disa mediave online per sulmin sot ndaj meje. Arsyeja reale pse me sulmon eshte sepse kompania e tij Italiane don tja heqi atij dhe don te na e japi neve.

Ne skemi asnje lloj lidhje me ato cfare shkruhen te disa portale te cilave: 1-Disave nuk i bejme me pagese dhe mezi presin mashtrime me me sha; 2-Disa media te tjera thojne qe une dua te bej fame duke perdorur emrin tend. Te lumte dora! 3-Disa kuptohet me kane inat. 4-Kam dhe ndonje mik qe postimet per mua kane interes dhe shikuesjmeri dhe kjo gje i pelqen dhe prandaj i poston. Keto lajme skan asnje lloj burimi dhe keto media mezi presin per ti postuar dhe per ti bere skupe. Ju e keni para vete qe une kam shume kohe qe sulmohem nga disa media online me lloj lloj lajmesh ku perdoret cdo lloj skenari per shemtuar figuren time. Te gjitha keto postime qe jane bere dhe sponsorizuar sot do i ndjek ligjerisht. Foton e Ilir Shehut (mbiemri i vertete sic thojne farmacite Pasholli) e morra nga interneti nga faqja e Prapaskenes por skam asnje lloj lidhje me kete media

Një artikull i publikuar nga gazetari Klodian Tomorri, në Kapitali ka zbuluar se në treg ka sasi më të madhe ilaçesh Foster dhe Trimbow, dy medikamente të prodhuara nga kompania italiane Chiesi Farmaceutici, sesa sjell vetë kompania. Kjo mospërputhje alarmoi kompaninë italiane, e cila nisi një hetim të thelluar që zbuloi një skemë të mirëorganizuar mashtrimi financiar, ku përfshihen kompani farmaceutike private, farmaci, dhe vetë institucionet publike si Fondi i Sigurimeve dhe Ministria e Shëndetësisë.