Skema e mashtrimit me diplomat false në Kolegjin Wisdom, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pas kallëzimit të rektorit të universitetit për falsifikim firme
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ne lidhje me skandalin për dhënien e diplomave false që kolegji Wisdom jepte ne vendin tone ne këmbim te pagesave. Hetimet kanë nisur prej muajit korrik, pas kallëzimit te rektorit Bajram Hysaj me pretendimin se ne disa raste atij i ishte falsifikuar firma.
Disa ditë më parë autoritet italiane, arrestuan 2 administratorët e universitetit Wisdom, gjatë një operacioni të Guardadi financa, që lidhej me një skemë mashtrimi me diplomat false. Bashkë dy administratorët në pranga përfunduan edhe 7 persona të tjerë.
SKANDALI
Guardia Di Finanza Italiane ka zbuluar se nga Tirana, Qipro e Britania me mijëra diploma false janë shitur për shtetas italianë në vlerat nga 7000-10.000 euro për secilën.
Sipas mediave atje, pjesë e skemës është edhe një zyrtare e institucioneve në Shqipëri, e cila ka favorizuar pronarët e Kolegjin Wisdom, Savino Cianci dhe Lucia Catalano.
Në dosje thuhet se kësaj zyrtareje i është dhënë një çantë e firmës “Louis Vuitton” që ka kushtuar 1150-1200 euro. Dhurata i është dorëzuar gjatë një darke, ndërsa e gjithë situata zhvillohet në gusht të 2022.