“S’ke asnjë detyrim”, mjeku Edvin Prifti publikon përgjimet: Mua dhë fëmijëve të mi na është rrezikuar jeta
Mjeku Edvin Prifti ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pas publikimit të disa përgjimeve të SPAK, ku thuhet se atij dhe fëmijëve të tij u rrezikohet jeta.
Mjeku i ka publikuar përgjimet në faqen e vet në “Facebook”, teksa thotë se është tentuar të infiltrohen persona për të inskenuar dhënie parash si dhe janë bërë plane për ekzekutimin fizik të mjekut dhe të fëmijëve të tij të mitur.
“Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike! Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?”, shkruan Prifti.
Pjesë nga përgjimi
-Shiko më marrin nga Shkodra do miq të mi të cilët janë shumë dashamirës për atë që bën një punë të mirë, ai më pyeti një herë në radhë të parë cili është më i miri dhe ti e din kë zgjodha unë për valvul.
-Normale, normale
-Nesër me mi pru letrat, por po kam qef me operu aty tek ti në spital, dhe atë shpërblimin e ke maksimal.
-Po jo more o burri dheut s’bëhet fjalë
-A t’i them t’i bien nesër letrat, a i ke ba koronaret
-S’ke asi lloj detyrimi mos u shqetëso fare
-Janë dai ata s’janë kështu peco groso
-Shpërblimi ynë më i mirë është kur shpëton
-Kur je, në çfarë ore je ma mirë që t’i thom
-Dëgjo në daç sille edhe pacientin ti ku di unë
-Jo i thashë bjer dokumentet, bjer dokumentet i thashë
-Po në mëngjes mo, në mëngjes.
-Dakord jam, s’mund t’i them me pru pacientin pa u pa me ty, si po i them unë
-Më sill dokumentacionin edhe
-Patjetër, patjetër mirë zemër, të falënderoj shumë…bisedë pune…
-Pa merak, as i lloj detyrimi thuaj atyre mirë
-Të falënderoj shumë.
Sipas tij gjithçka filloi me një studim, përgjigja e të cilit iu dha më 13 maj të viti 2020.
Në atë studim mjeku dilte në konkluzion në lidhje me një medikament që sot ka filluar të përdoret për Covid-19. Atij madje iu kërkua që të dhënat t’i dërgonte edhe në OBSH.
Kjo sipas Priftit ka të bëjë me faktin që në atë periudhë flitej për një alternativë terapeutike për Covid, pasi vaksina nuk mund të përdoreshin pasi nuk ishin testuar.
Prifti thotë që vaksinat që sot kanë vrarë 17 milionë njerëz të përdoreshin pa testime, duhet të mbylleshin të gjitha opsionet për ilaçet e tjera dhe kjo ishte ajo që ndodhi.
Sipas tij çdo mjek që dinte apo propozonte një terapi linçohej dhe përfundonte si më sipër.
Ndërkohë, ai tregon se kur shtëpia e tij u bastis për herë të dytë në qershor 2022, prokuroria e Milanos po hetonte për trafik ilaçes për Covidin nga Italia në Shqipëri, ndërkohë që ai nuk kishte trajtuar njeri dhe as nuk ishte në listën e të hetuarve.
Prifti pretendon se kontrolli në shtëpinë e tij është bërë në bazën e një artikulli në media, ku shkruhej se ai ishte nën hetim për korrupsion.
“Me një fjalë u përpoqëm për jetën e njerëzve dhe morëm këtë shpërblim”, thotë mjeku.
“Por tani gjërat kanë ndryshuar. Në Teksas ka filluar gjyqi ndaj Pfizer. Në senatin amerikan ka seanca çdo javë për pandeminë dhe vaksinat. Vetëm dy javë më parë në Itali u bë komision hetimor për pandeminë. Sot është vërtetuar që Covid është armë biologjike ofensive, që unë e kam thënë që në mars 2020. është vërtetuar që vaksinat modifikojnë ADN-në e njeriut, që unë e kam thënë që në dhjetor 2020”, shprehet mjeku.