Skandaloze/ Kompania One ofertë 1.6 milionë lekë në ditë për 100 MB internet

Duket si e pabesueshme, por është e vërtetë. Më poshtë është mesazhi që One i ka dërguar abonentëve të saj shqiptarë që kanë shkuar në Egjipt dhe kanë nevojë për ofertë komunikimi, minuta folëse, mesazhe dhe MB. Kur sheh tarifat vë duart në kokë. 8 mijë lekë minuti, por perla është 16 mijë lekë vetëm 1 MB internet. Imagjino të kursesh në maksimum dhe harxhosh në ditë 100 MB internet në Egjipt, ONE duhet t’i paguash 1.6 mln lekë në ditë.

Vjedhje e hapur dhe abuzim skandaloz. O Autoriteti i Konkurrencës mos flini gjumë, hapini sytë. Ja ku i keni provat dhe krahasimin.

Më poshtë keni edhe ofertën e një numri gjerman që një kompani telefonike atje ofron për abonentët e saj ofertë kur janë jashtë vendit dhe specifkisht në Egjipt, ku 1 MB internet kushton 99 cent.