Skandali tek Onkologjiku, deputeti demokrat kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nuk funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

Postimi i Arbi Agalliut:

Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni.