Skandali te Onkologjiku/ Një ilaç deri në 1500 euro, si shiteshin medikamentet e shtetit te privati, zbardhet skema
Detaje të reja janë zbardhur nga skandali në QSUT. Mjekët, farmaceutikë dhe drejtues abuzonin me detyrën, krijonin skema mashtrimi duke krijuar vështirësi kryesisht për pacientët e prekur nga kanceri.
Gjithashtu në mënyrë të paligjshme një medikament që varion nga 250 euro deri në 1500 euro nxirrej dhe tregtohj jashtë ambienteve spitalore..
Ndërkaq Gjykata e Tiranës ka caktuar masat ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 8 mjekë të Spitalit Onkologjik në QSUT.
Raportohet se bluzat e bardha janë nën hetim për ilaçet e kimioterapisë.
Bëhet fjalë për një një hetim i prokurorisë së Tiranës ka arritur te bulojë një skemë se si mjek të spitalit të Onkologjikut shisnin ilaçe të spitalit tek subjektet private.