Skandali te Onkologjiku/ Ministrja Koçiu reagon me tone të ashpra: Ndjej neveri për ata që ishin të përfshirë, e patolerueshme

Në lidhje me skandalin te Onkologjiku ku janë përfshirë disa mjekë, ka reaguar ministrja e Shëndetsisë Albana Koçiu.

Pas mbledhjes, në një prononcim për mediat, Koçiu tha se ngjarja e sotme i krijon neveri të madhe dhe të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit.

Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori.

Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor”-u shpreh ministrja.

Check Also

Ekzekutoi shqiptarin në Greqi në 2010, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha

Pas 14 vitesh në arrati është arrestuar Dritan Hoxha, i akuzuar për vrasjen e bashkatdhetarit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *