Skandali/ Si u krijua kompania 5 D nga 5 drejtorët e bashkisë së Tiranës… arrestohet Qato e Molla
Të gjithë mendonin për UKT por e vërteta qenka ndryshe. 5 drejtorë të bashkisë së Tiranës krijuan kompaninë 5D përmes së cilës morën tendera miliona euroshe në mënyrë abuzive.
Sot SPAK ka nxjerrë urdhër arrestet për ta dhe jo vetëm. Mes këtyre emrave janë ai i Redi Mollës dhe Mariglen Qatos
Qato është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryebashkiakut Erion Veliajt. Ai ka mbajtur për një kohë të gjatë detyrën e drejtuesit të Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës dhe aktualisht është Administrator i kompanisë publike “Tirana DC”.
Kompania 5D shtë regjistruar në janar të vitit 2016, fillimisht me emrin “Igor Electrik”. Në vitin 2019 ajo ndryshon emrin në “V.A.S Construction” dhe në Dhjetor të vitit 2021, ndryshon sërish emërtimin, në “5D Construction”.
Në 7 vjet të ekzistencës së saj, “5D Construction” ka fituar më së paku 16 tendera në Bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë, përfshirë Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, në një vlerë totale prej 11.4 miliardë lekë të vjetra ose rreth 11 milionë euro.
Nga nga 16 procedurat tenderuese të Bashkisë së Tiranës, të fituara nga “5D Construction” (edhe me emrat “Igor” dhe “V.A.S”), në 14 prej tyre ose rreth 90 përqind, nuk ka qenë oferta më e ulët ose ka qenë pjesëmarrës i vetëm.