Skandali në klinikën “Golden-Dental & Aesthetics”! Produkte të skaduara që në vitin 2018 u vendoseshin pacientëve
Një operacion policor i koduar “Siguria Dentare” ka zbuluar shkelje të rënda në klinikën dentare “Golden Dental & Aesthetic” në Rrugën e Kavajës, ku janë sekuestruar preparate dhe materiale të skaduara që përdorej për trajtime dentare.
Policia ka arrestuar në flagrancë administratorin e klinikës, Ervin Zeka, 40 vjeç, dhe stomatologun Kejdi Myzyri, 26 vjeç. Të dy akuzohen për përdorimin e preparateve të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pacientëve.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht 12 punonjës të tjerë të klinikës, për shkelje të ligjit, përfshirë punësim të paligjshëm dhe fshehje të të ardhurave.
Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”. Në klinikë ofroheshin shërbime si terapi, ortodoncë, kirurgji, implante dhe proteza, duke përdorur materiale të skaduara.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë.