Prej javësh, qytetarë të shumtë po i drejtohen spitale për të marrë trajtim mjekësor pasi vuajnë nga virozat e stinës. Sipas mjekëve, situatë normale për shkak edhe të ndryshimit të befasishëm të temperaturave.
Por, Bashkia e Mirditës, mendon t’i shtoj dozat dhe përpos virozave të stinës, qytetarët e saj të vuajnë edhe nga era e rëndë e plehrave. Përveç faktit që prej ditësh, makina mbledhëse e tyre nuk duket gjëkundi, vendi i pozicionimit të koshave është tepër interesant dhe strategjik.
Ky kosh është vendosur pikërisht në derën e gjimnazit të Rrëshenit, aty ku qindra nxënës tashmë për shkak edhe të migrimit kalojnë më shumë se gjysmën e ditës. Situatë aspak normale për një qytet të vogël në veri të vendit, e ku pastërtia duhet të jetë në nivele të larta.