SKANDALI- Mishi me brucelozë “pushton” tregun! Bllokohet thertorja në Berat, AKU pason “topin” tek Ministria e Bujqësisë
Në vend është shitur mish i infektuar me brucelozë! Kafshë me brucelozë janë dërguar në një thertore në Berat dhe pasi janë therur, mishi është nxjerrë për konsum të gjerë. Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ka vënë alarmin. Madje dhe kanë lëshuar urdhër të menjëhershëm për të bllokuar thertoren në Berat.
Situata është akoma më alarmante për një tjetër fakt. Para se lopët me brucelozë të shkonin në thertore qumështi i tyre është shitur, duke u sjellë rrezik të konsumatorët jo vetëm të qumështit, por edhe nënproduktet e tij, si djathi dhe gjalpi. Aktualisht, nuk dihet nëse mishi i bagëtive me brucelozë është shitur vetëm ne dyqane dhe lokale, apo ka kaluar për prodhim edhe në fabrika sallami.
Bruceloza është një sëmundje që kalon nga kafshët te njerëzit nëpërmjet: Pirjes së qumështit të pa pasterizuar, bulmetit, njëkohësisht edhe nga mishi i bagëtive të prekura. Simptomat që ka një person i prekur nga bruceloza janë: – Temperaturë e lartë; – të vjella; – dhimbje koke; – ndjenja të lodhjes ekstreme, etj.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare sa persona në vendin tonë janë prekur deri tani nga bruceloza.