Skandali me mbetjet spitalore/ Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 10 zyrtarë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet për një skandal të rëndë në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, duke çuar në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë të institucioneve mjedisore dhe 3 administratorë kompanish private.
Sipas Prokurorisë, zyrtarët akuzohen për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, pasi kanë lejuar ushtrimin e aktivitetit të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore dhe nuk kanë kryer inspektimet e nevojshme ligjore. Hetimet nisën pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., ndërsa u administruan prova materiale, dokumentacion dhe fotografi nga verifikimet në terren.
Ndërkohë, administratorët e kompanive “V.R Shpk”, “E. Shpk” dhe “S. Shpk” janë marrë të pandehur për veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”, pasi dyshohet se kanë dhënë deklarime të rreme për pajisje teknologjike sterilizimi të mbetjeve, me qëllim përfitimin e kontratave publike dhe lejeve mjedisore, ndonëse nuk dispononin kapacitetet e nevojshme teknike.
Gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V.R.” ka përfituar mbi 30 tendera, ndërkohë që nga hetimi rezulton se janë përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendin ku ushtrohej aktiviteti, në kundërshtim me kriteret ligjore të lejeve mjedisore të tipit A dhe B.
Zyrtarët e dërguar për gjykim janë: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A., ndërsa administratorët janë: E.M., E.Sh., dhe L.Sh..
Njoftimi i Prokurorisë
Lejuan ushtrimin e aktivitetit të kompanive në shkelje tëlejeve mjedisore dhe nuk kryen inspektime, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 zyrtarë
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë tëinstitucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spiralore.
Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrëntë pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit:
Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
Gjithashtu, u morrën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxjori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse.
Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.