Skandali me Inceneratorin e Tiranës/ Të rinjtë e FRPD në mënyrë simbolike lënë përpara Bashkisë së Tiranës qese mbeturinash: Do luftojmë deri në protestën e 11 shkurtit!

Krisela Prendi: Atëherë siç e shikoni, janë disa grumbuj plehrash dhe ne në fokus të protestës sonë sot kemi aferën e tmerrshme të inceneratorëve. Jemi mbledhur këtu sepse dihet dhe mendohet që rreth 50 mijë euro në ditë paguhen nga taksat tona, nga xhepat tanë në lidhje me këtë skandal të qeverisë shqiptare.

Protestë pas proteste ne do të jemi këtu. Do luftojmë fort deri në protestën e 11 shkurtit, ku ne mendojmë se do të jetë një nga protestat më dinjitoze. Jo vetëm për këtë çështje, por edhe për shumë çështje të tjera problematike që po shkatërrojnë jetën e shqiptarëve.

Mateo Topuzi: Jemi mbledhur sot këtu për t’i bërë thirrje SPAK-ut dhe drejtësisë shqiptare për të hapur hetimet ndaj kryekriminelit të Tiranës, Erion Veliajt, sepse duke vjedhur dhe duke mashtruar qytetarët e Tiranës  përditë e çdo ditë më shumë.

Ai nuk e ka vendin në këtë bashki, por e ka vendin në burg. Jemi këtu për t;i bërë edhe njëherë thirrje SPAK-ut që të hapë hetimet për këtë kryekriminel që rri në bashki dhe na vjedh taksat, fondet, dhe duhet  të shkojë në burg.

Andrea Bregu: Teksa vendi po shpopullohet dhe shqiptarët po ikin, Zdromsi i Bashkisë dhe Edi Rama vjedhin çdo qindarkë të gjakut dhe djersës së shqiptarëve. Iu bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në protestën e 11 shkurtit në orën 12 për t’i thënë stop këtij regjimi të Ramës dhe Veliajt.

Check Also

Si Trump synon t’iu japë fund luftërave në Gazë dhe Ukrainë

Përtej premtimit se do të ndjekë politikën që vendos Amerikën të parën, Presidenti i zgjedhur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *