Skandali me ilaçet te Spitali Onkologjik, SPAK i kërkon GJKKO verifikimin e kushteve për masat ndaj 7 të akuzuarve


SPAK i dorëzon gjykatës kërkesën për verifikim kushtesh për masat ndaj shtatë personave nën hetim për skandalin në spitalin Onkologjik.

Pas shpalljes së moskopetencës nga Prokuroria e Tiranës, SPAK e regjistroi çështjen edhe për korrupsion.

Bëhet me dije se me urdhër të prokurorit të posaçëm Elvin Gokaj po hetohen edhe disa farmaci për kontrabandë ilaçesh.

 

Brenda dhjetë ditësh nga sot Gjykata e Posaçme Antikorrupsion duhet të caktojë seancën për të hetuarit.

Gjykata e Tiranës la në fuqi masat ndaj 7 të akuzuarve të përfshirë ne skemën abuzive në Departamentin e Onkologjikut në QSUT.

Edmond Gashi, mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”

Emiljano Lela, koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Brikena Qirjazi, zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” u la në masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje”.

Halil Gashi, i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” u la në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” u la në masën “Arrest në shtëpi”.

Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi ajo ishte jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.