Skandali “McGonigal“, Rama “humb“ kujtesën: Agron Nezën nuk mbaj mend nëse e kam takuar ose jo, nëse i kam dhënë dorën apo jo

Kryeministri Rama është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me praninë e Agron Nezës në pritjen e mbajtur në OKB, me rastin e fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, në Shkurt të vitit 2022.

Është pikërisht ky momenti, kur Kryeministri ka mbajtur edhe fjalimin e tij në këtë event.

Ka patur 300 të ftuar shqiptarë dhe të ftuar që kishin të tjerë me vete. Kanë qene njerëz nga komuniteti shqiptaro-amerikan ka patur pafund të ftuar.

Nuk mbaj mend nëse e kam takuar ose jo këtu, nëse i kam dhënë dorën apo jo”, u shpreh Rama./Opinion.al