Skandali “McGonigal“, Berisha mbledh të vetët: Jemi përballë një grushti shteti

Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbledhur ditën e sotme kryesinë e Partisë Demokratike në selinë blu në lidhje me skandalin McGonigal

Sipas Berishës, veprimi i kryeministrit Edi Rama në këtë çështje është i barabartë me një grusht shteti për të shuar pluralizmin në vendin tonë.

“Shqipëria ndodhet në qendër të një akti që tejkalon çdo lloj imagjinate kur një vend që i detyrohet më shumë se çdo vend tjetër SHBA-ve, Shqipëria kur një vend anëtar i NATO-smerr përsipër, i korrupton vendit udhëheqës të aleancës së Atlantikut të Veriut, vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, shteteve të bashkuara të Amerikës, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë.

Dhe këtë e bën Edi Rama.

Vizitat private në Shqipëri duke qenë në detyrë, takimet e fshehta me Edi Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesore të rendit demokratik që është pluralizmi politik për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Edi Ramës është një krim i përmasave makabre. Është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin”, tha Berisha.