Skandali/ Kryetari i Bashkisë së Mirditës nën shoqërinë e Ndue Brungës, ‘skifteri’ në kërkim ndërkombëtar

Nga Aida Topalli

Periudhat parazgjedhore shoqërohen gjithnjë me situata aspak të zakonta. E jo rrallëherë edhe me skandale. Pak ditë më parë u vu në pranga kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla. Ndërsa nuk është i vetmi i arrestuar nga radhët e kryetarëve të partisë në pushtet.

‘Replika.al’ sjell skandalin e radhës. Kryetarin e Bashkisë Mirditë, Ndrec Dedaj, të shoqëruar me një person me precedent të theksuar kriminal, aktualisht në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe greke, për veprën penale të ‘Vjedhjes’. Bëhet fjalë për Ndue Brungën, që e kemi dëgjuar jo rrallëherë nëpër media për bëmat e tij.

Në nëntor të vitit 2019, autoritetet greke goditën bandën e skifterave që bënin kërdinë në banesat e qytetarëve grekë.Në operacion u arrestua vetëm një 22 vjeçar, ndërsa tre të tjerët, thonin hetuesit në atë kohë, dyshohet të jenë larguar drejt Shqipërisë.

Sipas mediave greke, ‘skifterët’ shqiptarë që terrorizuan Greqinë janë identifikuar si Vasillaq Toli 22 vjeç, i cili është arrestuar pak javë në parë si dhe 3 të tjerët të cilët dyshohet se ndodhen në Shqipëri. Ata janë: Andi Paturra 28 vjeç, Mirel Xhaferri 27 vjeç dhe Ndue Brunga 26 vjeç. Banda e 4 shqiptarëve ka kryer grabitje të shumta, vlera e të cilave tejkalon 1 milionë euro. Prokuroria e Athinës ka të dokumentuar 9 vjedhje të kryera nën kërcënimin e armës, mes të cilave 18 makina si dhe 3 herë tentativë vrasje kundër policisë.

Dy prej tentativave për vrasje janë ndaj dy oficerëve të Policisë, ndërsa i treti teksa ndodheshin në një aparatament për të vjedhur, ku i kishte shkuar edhe pronari i banesës. Për t’i shpërtuar shqiptarët e kishin kërcënuar me armë.’

Po i njëjti grup bëri edhe vjedhjen e postës së Fushë Krujës në 4 nëntor 2019.

Atëherë, në sagën e gjithë kësaj sa sqaruam më lart, përse duhet kryetari i Bashkisë së Mirditës të shoqërohet me këtë person?
A nuk duhet ai të lajmëronte autoritetet se një i shpallur në kërkim endet i lirë?
Apo, sikurse ndodh jo rrallëherë, lekët që ka grabitur Ndue Brunga, do të shërbejnë për fushatë me qëllim sigurimin e fitores?