Skandali/ Kërcënimi i “DIMAL” për konsumatorin shqiptar, mish pule me salmonelë
Pasiguria ushqimore në vendin tonë është në nivele alarmante. Dështimi i AKU për të kontrolluar mishin që tregtohet, ka bëre që qytetarët në supermarkete, markete dhe restorante të konsumojnë mish pule të infektuar me bakterin e salmonelës.
Më 11.03.2025 është futur nga porti i Durrësit mijëra kilogramë mish pule i importuar nga Brazili. Sipas të dhënave në etiketë data e skadencës ishte 13.12.2026.
Sipas procedurave standarde inspektorët e AKU në pikën doganore marrin mostrat e mishit të importuar dhe i dërgojnë për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndrojë i bllokuar.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e bllokoi sasinë për shkak se ka rezultuar me salmonelë.
Ngarkesa prej mbi 18 tonësh fileto pule është konstatuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Kompania që ka hedhur në treg fileton e pulës me salmonelë është AMG, ose e njohur me emrin tregtar si ‘Dimal’ me pronësi të Mondi Goxha.
5.2 ton fileto pule janë ende të bllokuara, ndërsa 13.1 ton dolën në treg.
Diçka që ngre shumë pikëpyetje. REPLIKË.AL iu ka dhënë mundësinë juve, lexuesve tanë besnik për të dhënë dhe opinionin tuaj rreth kësaj ngjarje skandaloze.