Skandali i publikuar nga Replika.al bëhet arsye për dorëheqjen e kreut të PS-së në Rubik
Kryetari i Partisë Socialiste në Rubik, Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Lajmin ka bëtë të ditur vetë Tushaj në rrjetet sociale ku thotë se arsye kryesore është rikandidimi i Ndrec Dedës për një mandat të tretë në Bashkinë Mirditë.
Tushaj akuzon Dedën se bën fushatë me njerëz me precedent penal dhe kryen emërime klienteliste pa marrë parasysh partinë.
POSTIMI I PAL TUSHËS:
Të nderuar miq. Ju bëj me dije se kam dhënë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të partisë Socialiste të njësise vendore Rrubik. Arsyeja e parë dhe kryesore që dhashë dorëheqjen është rikandidimi i Ndrec Dedës.
Disa arsyet e tjera jane:
1- Zoti Ndrec e trajton Mirditën si të dorës dytë pasi vjen në punë me kohë të pjesshme, 2 herë në javë me nga 2 orë. Vetëm kur ka fushatë vjen me kohë të plotë.
2- Nuk përfill strukturat e PS
3- Bën fushatë me njerëz me precedent penal. Bën emërime klienteliste pa marrë parasysh fare partinë. Prioritet kryesor që të jesh në administratën e zotit Ndrec është të kesh dy emra dhe të kesh qenë të paktën një herë në burg.
4- Të kesh nivel të cunguar arsimor si Ndreca. Të mos mbash mend shokët e klasës.
5- Të qeshësh sa her fol Ndreca.
Kam dhe shumë arsye të tjera që do ti them në statuset e tjera.
https://replika.al/skandali-kryetari-i-bashkise-se-mirdites-nen-shoqerine-e-ndue-brunges-skifteri-ne-kerkim-nderkombetar/