Një ditë pasi u lirua me kusht nga Gjykata, duke lënë garanci prej 20 milionë lekësh, mjeku i Onkologjikut Edmond Gashi i është rikthyer punës në klinikën e tij private “Megis”.
Lajmin e ka bërë me dije vetë mjeku, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.
“Me kënaqësi ju informojmë se Dr. Edmond Gashi është rikthyer në klinikën tonë dhe është gati t’ju mirëpresë me kujdesin dhe përkushtimin që e karakterizon. Pas një periudhe sfiduese, Dr. Gashi është plotësisht i përkushtuar të vazhdojë të ofrojë shërbimin e tij profesional për të gjithë ju. Ju ftojmë të rezervoni takimin tuaj për një përkujdesje shëndetësore të përkushtuar dhe të plotë. Dr. Gashi ju mirëpret”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga klinika private, e cila ishte gjithashtu pjesë e kontrolleve të SPAK, kur u zbardh skandali i mjekëve që merrnin para nga pacientët me kancer.
Më 25 qershor 2024 Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e zhvatjes dhe mashtrimit me pacientët të sëmurë me tumor. Mjekë, Ndërsa pacientët të diagnostikuar me tumor shkonin në spitalin shtetëror të Onkologjikut në QSUT, për të marrë shërbimin shëndetësor publik, orientoheshin që shërbimet t’i merrnin në klinikën mjekësore “Megis” në pronësi të mjekut Edmond Gashi, që është në zonën e Astirit në Tiranë.
Ditën kur u zbulua skandali i Onkologjikut u vendos dhe sekuestroja e klinikës mjekesore ‘Megis’ si dhe 10 mije euro ilace kontrabande por edhe pse është në sekuestro biznesi nuk mbyllet vijon.
Pas hetimeve disamujore të Prokurorisë së Tiranës dosja i kaloi SPAK për hetim.