Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi sërish sot (17 qershor) kërkesën e Arben Meskutit, për ndryshim të masës së sigurisë “arrest në burg”, që ishte dhënë nga shkalla e parë më herët.

Meskuti mbahet në paraburgim për dosjen e “Mikrokredive”, nën dyshimin se ka mashtruar mijëra qytetarë debitorë përmes skemës së mikrokredive.

Arben Meskuti është pronar i disa shoqërive financiare që akuzohen se ngritën skemë piramidale dhe SPAK e ka hetimin në proces pas denoncimeve të depozituara.