Skandali i basteve, presidenti i futbollit merr peng dhe keqtrajton portierin

Skandali basteve në futbollin kamerunas ka rezultuar në një ngjarje surreal.

Sipas mediave presidenti i Victoria United, një klub i divizionit të parë, ka rrëmbyer, mbajtur peng dhe torturuar për tre ditë portierin e skuadrës, Djomeni Éric Parfait. Ai ka akuzuar futbollistin për shitjen e disa ndeshjeve, veçanërisht duke vënë baste në internet.

Për këtë arsye, pasi e kishte sjellë lojtarin para autoriteteve ligjzbatuese, të cilët nuk gjetën asgjë kundër tij, e kishte rrëmbyer dhe mbajtur të fshehur në një vend të panjohur.

Ajo që raportoi incidentin ishte nëna e futbollistit, e cila shkoi në zyrat e klubit dhe u përzu në mënyrë të ashpër nga presidenti. Unioni Kombëtar i Futbollistëve të Kamerunit (Synafoc) i qëndroi pranë futbollistit.